Konsull Nderi Dr. Markus Schuhmann

“Shqipëria është një vend i mrekullueshëm në Mesdhe, integrimin dhe zhvillimin europian të së cilës e kam shumë për zemër dhe të cilën e mbështes me shumë deshirë dhe respektin e duhur”

Dr. Markus Schuhmann, Honorarkonsul

Që nga emërimi im si Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në vitin 2021, kam mbështetur bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Bavarisë, si edhe Gjermanisë në kuadrin e marrëdhënieve ekonomike, si edhe ne fushat e drejtesisë, shkencës dhe drejtësisë.

Unë kam lindur dhe jam rritur në Mynih dhe jam baba i katër fëmijëve. Pas mbarimit të shkollës së mesme në Mynih, studimeve për drejtësi në Ludwig-Maximilians-Universität në Mynih (LMU) dhe mbarimit vitit praktikor në Gjykatën e Lartë Rajonale të Mynihut, punova për disa vite si avokat i punësuar në një firmë ligjore ndërkombëtare dhe në një firmë ligjore në Mynih e specializuar mbi çështje të trashëgimnisë derisa themelova SCHUHMANN RECHTSANWÄLTE -një studio ligjore me përfaqësi në Mynih, Berlin e Würzburg dhe e fokusuar mbi të drejtën trashëgimore, të drejtën tatimore, të drejtën tregtare dhe atë të korporatave.

Përveç punës në studio ligjore, jam anëtar i zgjedhur i bordit të disa fondacioneve/shoqatave jofitimprurëse dhe lektor për çështjet e trashëgimisë së pasurive dhe sipërmarrjeve.

Detyrës time si Konsull Nderi i Shqipërisë i jam përkushtuar me të gjitha mundësitë e mia, si ato personale ashtu edhe ato si sipërmarrës, për të qenë një ndërmjetës dhe përfaqësues i denjë midis Shqipërisë dhe atdheut tim Bavari/Gjermani, por edhe me vende të tjera.

„Qëllimi im është të transmetoj madhështinë e Shqipërisë dhe të promovoj mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë, dialogun ndërkulturor dhe ekonomik si edhe përpiqem të përcjell avantazhet e të dyja vëndeve si vende me perspektivë, veçanërisht për kompanitë nga Bavaria dhe Shqipëria“

Për këtë arsye jam gjithmonë i hapur ndaj kërkesave dhe sugjerimeve, sepse dialogu është parakusht për t’i arritur gjërat së bashku.



Për çeshtje të pashaportave dhe vizave ju lutem kontaktoni Për çeshtje të pashaportave dhe vizave ju lutem kontaktoni Ambasadën Shqiptare në Berlin ose Konsullatën e Përgjithshme Shqiptare në Mynih, pasi nuk jam i autorizuar.

Networking

Hervorragender Start von ALBANIAN DIALOGUE

Auf Einladung von Dr.Markus Schuhmann besuchten München Justizminister Ulsi Manja, Kultusministerin Evis Kushi und Gesundheitsministerin Ogerta Manastirliu München.

Für sie alle hat Dr.Schuhmann in seiner Funktion als Honorarkonsul zahlreiche interessante und für beide Wirtschaftsstandorte zielführende Fachgespräche organisiert. So wurde Justizminister Ulsi Manja und sein Team von Vizepräsidenten des Bayerischen Landtags Karl Freller im Landtag herzlich empfangen.

Desweiteren trafen sie sich mit dem bayerischen Justizminister Georg Eisenreich, mit Ministerialdirigent Michael Hinterdobler und Polizeipräsident Thomas Hampel.

Ekonomia, Kultura, Komunikimi

Ashtu si aktivitetet kulturore edhe sipërmarrjet ekonomike mund të ndërtojnë ura midis njerëzve dhe vendeve. Me punën time si Konsull Nderi, dëshiroj të mbështes projektet që krijojnë dhe zhvillojnë lidhje të reja midis Shqipërisë dhe Bavarisë/Gjermanisë.

Networking in Europa

Për mua, promovimi i marrëdhënieve ekonomike midis Shqipërisë dhe Bavarisë, si në Shqipëri ashtu edhe në Bavari, është një pjesë e rëndësishme e partneritetit dhe integrimit të ndërsjelltë. Ne u ofrojmë kompanive gjermane që duan të investojnë në Shqipëri mbështetje dhe ndërmjetësim të kontakteve lokale.

Në të njëjtën kohë, ne jemi kontakt për kompanitë eshqiptare që kërkojnë marrëdhënie biznesi në Bavari.

Përveç kësaj, ne mbështesim zhvillimin e projekteve kulturore, qëllimi i të cilave është të prezantojnë kulturën shqiptare në Bavari ose kulturën bavareze në Shqipëri si edhe të afrojnë skenën e artistëve dhe sponsorëve të artit nga të dy vendet.

Shqipëria

Shqipëria – një vend (ende?) i panjohur

Shqipëria ofron gjithçka që dëshiron zemra juaj në pothuajse 29,000 km² – nga zonat për ski në Alpet Shqiptare në veri deri te plazhet e Detit Mesdhe – një shumëllojshmëri e gjerë peizazhesh të bukura dhe natyrë magjepsëse.

Festung Kruja,Albanien

Shqipëria shtrihet në skajin perëndimor të Gadishullit Ballkanik, e rrethuar nga Mali i Zi dhe Kosova në veri, Maqedonia në lindje dhe Greqia në jug. Në perëndim, vendi kufizohet me detin Adriatik dhe është vetëm rreth 70 km vijë ajrore nga Italia. Pothuajse 3 milionë banorë jetojnë përgjatë vijës bregdetare prej 360 km në një klimë të butë mesdhetare dhe në lindje të vendit në një klimë kontinentale.

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, është i vetmi metropol në vend me rreth gjysmë milioni banorë, ku ndoshen institucionet më të rëndësishme, nga presidenti i republikës parlamentare, parlamenti, gjykata kushtetuese, te kryeministria dhe të gjitha ministritë.

Kushtetuta aktuale u formua me referendum më 28 nëntor 1998. Thelbi është një sistem shumëpartiak dhe garantimi i lirisë së mendimit, fesë, shtypit, tubimit dhe koalicioneve.

Shqipëria është anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATO-s, FMN-së, Bankës Botërore dhe OBT-së dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Projektet

Këtu do të gjeni disa shembuj të përzgjedhur të projekteve të mbështetura.
 

ALBANIAN DIALOGUE

“Albanian Dialogue“ ist eine von Dr. Markus Schuhmann initiierte und nun jährlich stattfindende Veranstaltungsreihe mit dem Ziel, intensivere Beziehungen zwischen Albanien und Bayern zu schaffen. Dafür werden wir mit Persönlichkeiten aus Politik, Wirtschaft und Kultur/Gesellschaft für beide Seiten interessante Treffen organisieren.
Justizminister der Republik Albanien zu Gast im Landtag
https://www.bayern.landtag.de/aktuelles/veranstaltungen/gaeste-und-begegnungen/gub-2023/19062023-justizminister-der-republik-albanien-zu-gast-im-bayerischen-landtag/

 

Delegacioni bavarez në Shqipëri.
Më 13 shkurt, Kryeministri Markus Söder vizitoi Shqipërinë së bashku me Ministren e Evropës Melanie Huml. Konsulli i Nderit Markus Schuhmann shoqëroi delegacionin. Tema kryesore e bisedimeve miqësore ishte nënshkrimi i një deklarate të përbashkët për bashkëpunimin e ri intensiv bavarezo-shqiptar. Në këtë kuadër, Shoqata e Biznesit Bavarez, me mbështetjen e Kancelarisë së Shtetit të Bavarisë, do të hapë një zyrë bavareze që do të mbështesë investime, trajnime profesionale dhe rekrutimin e punëtorëve të kualifikuar.

Foto: Mediateka e Kancelarise Shtetërore Bavareze
Vernetzung und Business

Dita e Investimeve Shqiptaro-Bavareze
Forcimi i bashkëpunimit ndër-evropian dhe iniciimi i përbashkët i projekteve të reja. Dita e Investimeve Bavareze-Shqiptare u dha sipërmarrësve nga të dy vendet mundësinë për të mbledhur informacion dhe të krijojnë lidhje të reja.

Dr.Markus Schuhman me Ministrin e Ekonomisë te Landit të Bavarisë ne gjatë nje takimi te organizuar nga Ministria ne Keshtjellën Trausnitz

Pergjatë Konferences të Sigurisë 2023 në Mynih, Kryeministri Edi Rama vizitoi Konsullin e Nderit Markus Schuhmann ne studion e tij ligjore SCHUHMANN RECHTSANWÄLTE.

Markus Schuhmann trifft Generalkonsul Arten Hanku

Takim me Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë në München, z. Arten Hanku

Intervistë me News24 mbi detyrën si Konsull Nderi.
Intervista

Albanische-Kulturtage

Ditët e Kulturës Shqiptare në Mynih
Shumë shqiptarë dhe të interesuar nga Mynihu festuan me muzikë popullore shqiptare nje festë të larmishme.

Fotot thonë më shumë se një mijë fjalë…

Disa impresione të bukura nga Shqipëria